Ky është 19 vjeçari shqiptar që dyshohet se planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift
Policia austriake ka dhënë detaje rreth planifikimit të sulmit në koncertin e yllit të muzikës, Taylor Swift.
I dyshuar në lidhje me këtë sulm është një 19-vjeçar shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
Autoritetet kanë publikuar edhe identitetin e të dyshuarit për terrorizëm.
Bëhet fjalë për Baran A, i cili kishte ardhur nga Maqedonia e Veriut.
Siç bëhet e ditur ai e kishte lënë punën dy javë më parë, nga fabrika e konstrukcioneve metalike.
“Kam plane të mëdha për të ardhmen”, kishte thënë ai.
19-vjeçari bashkë edhe me një tjetër kishin synim që të koncertin e Taylor Swift, që do të mbahej në Vjenë në stadiumin “Ernst Happel”, të vriste sa më shumë njerëz dhe të hidhte vetën në erë më pas.
Gjatë bastisjes, policia në shtëpinë e tij kishte gjetur: Thika, hanxharë dhe detonatorë.