Elshani flet për sulmin në Banjskë: Urdhri ka qenë të qëllohet çdo person me uniformë dhe i armatosur

Elshani flet për sulmin në Banjskë: Urdhri ka qenë të qëllohet çdo person me uniformë dhe i armatosur

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka folur për sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Në diskutimin me qytetarë serbë në Komunën e Mitrovicës së Veriut për çështjen e hapjes së urës së Ibrit, Elshani foli për profesionalizmin e Policisë, ndërsa u ndal te rasti i Banjskës. Ai tha se urdhri ka qenë të qëllohet çdo person me uniformë dhe me armë, por jo nëse shihen duke u futur në shtëpi.

“Në Banjska nuk ka qenë sukses që na e kemi vra dikë, sepse ne nuk kemi shku me e vra askënd. Suksesi ma i madh në Banjska ka qenë që nuk ka pasë viktima civile. Dhe qysh bëhet ajo? Me trajnime, me profesionalizëm, me pajisje, duke tentu me i rujtë njerëzit. Urdhri atë ditë ka qenë: e sheh një person me uniformë, me armë, ke me gjujtë; nëse e sheh tu hy brenda në shtëpi, s’ke me gju – se s’di çka ka në shtëpi. Dhe ashtu na ka dalë, na kanë dalë gra, pleq, plaka dhe të gjithë ata kanë qenë në gjendje të mirë”, tha ai.

Elshani tha se janë “shumë afër qytetarëve” në veri të vendit.

Shpërndaje në: