Syla: A jemi të obliguar që t’i dëgjojmë kopallat e Albin Kurtit, e Komesares Dejona Mihali?

Syla: A jemi të obliguar që t’i dëgjojmë kopallat e Albin Kurtit, e Komesares Dejona Mihali?

Gazetari Valon Syla e ka quajtur “lëvizje interesante” vizitën e kryetarit të Mitrovicës, njëherit kandidatit të PDK-së për kryeministër Bedri Hamza, në SHBA.

Ai thotë se është lëvizje interesante e Bedri Hamzës në Amerikë, në kohën kur Evropa paralajmëron zyrtarisht sanksione të reja për Qeverinë e Albin Kurtit.

“Pa Amerikë dhe Europë as neve kosovarëve nuk na vyen liria. Kjo vlen sidomos për mu. Mendoni një here. Çka na vynë Kosova, pa amerikanë, europianë e britanikë… çka na vynë liria e pa këto kombe që na çliruan? Me kë pe planifikojmë të ardhmen kur presim sanksione nga Bashkimi Europian”, shkruan Syla.

“A është e mençme apo a jemi të obliguar që ti dëgjojmë kopallat e Albin Kurtit, Komesares Dejona Mihaili në formë të Mefit, Dimalit dhe Albulenës dhe me këta ti zavrndsojmë Amerikën, Europën dhe Britanikët dhe krejt ata qe i duam dhe dojmë të jemi me ta dhe vlerat e tyre”, thotë tutje ai.

Syla i quan adoleshentë politikë, të paftyrë e të poshtër partinë e Albin Kurtit.

“Keni lujt. Kfillnu se ska në anën tjetër të botës asgjë më të vlefshme se kësaj tonës qe po ja hajmë nervat me do adoleshenta politik, të paftyrë, bukëpërmys e të poshtër si këta të Albin VV Kurtit”.

 

Shpërndaje në: