AGK: Fotomontazhe të rrezikshme me fotografi të gazetarëve dhe medieve
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se një sërë foto-montazhesh janë shfaqur sot në rrjetet sociale, në të cilat shihen fytyra e disa prej gazetarëve kosovarë, përcjellur me mesazhe të sajuara, por me logo të vërteta të disa prej medieve kosovare.
Sipas AGK-së disa prej gazetarëve të atakuar nga këto fotomontazhe janë paraqitut Vehbi Kajtazi, Valon Syla, Berat Buzhala dhe të tjerë.
“Në to, zakonisht është përdorur rrejshëm logoja e medias së pavarur serbe nga Mitrovica Veriore, Kossev. Ndërkohë, linqet e supozuara të lajmit përfshijnë media si Zëri, Telegrafi, Kosova Sot, dhe të ngjashme”, thotë AGK.
AGK-ja, e sheh këtë fushatë si ekstremisht të rrezikshme për gazetarët dhe mediet, dhe fton Policinë e Kosovës me Njësitin Kibernetnik, që urgjentisht të hetojë prejardhjen e postimeve të tilla dhe të parandalojë vazhdimin e publikimit të tyre.