Haradinaj këshillon bashkëluftëtarët: Serbia ka riaktualizuar përndjekjen e qytetarëve që kanë qenë pjesë e luftës

Haradinaj këshillon bashkëluftëtarët: Serbia ka riaktualizuar përndjekjen e qytetarëve që kanë qenë pjesë e luftës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Serbia ka riaktualizuar përndjekjen e qytetarëve të Kosovës që kanë qenë pjesë e luftës.

Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo po ndodhë edhe në disa vende të rajonit.

Kështu, ai u ka bërë thirje qytetarëve për kujdes.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëluftëtarë,

Serbia në kuadër të luftës speciale kundër vendit tonë, ka riaktualizuar përndjekjen e qytetarëve të Kosovës që kanë qenë pjesë e çlirimit të vendit, kryesisht ish pjesëtarë të UÇK-së.

Fatkeqësisht, Serbia ka arritur t’i shtrijë tentakulat e saj edhe në disa vende të rajonit si dhe po i shfrytëzon përparësitë e veta si anëtare e Interpol dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, për ndjekje ligjore në vendet jashtë Kosovës. Një model i tillë ishte aplikuar me rastin e ndalimit tim në Francë dhe Slloveni.

Prandaj ju këshilloj që të bëni kujdes gjatë udhëtimeve tuaja.

Shpërndaje në: