Plagosen dy persona me armë zjarri në Viti
Dy persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të enjten në Komunën e Vitisë.
Një person është arrestuar, tha për Periskopin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Me datën 08.08.2024 në ora 10:07, Stacioni Policor në Viti ka pranuar informacion se në Fshatin e Ri, komuna e Vitisë ka të shtëna me armë zjarri si pasojë e të cilave janë plagosur dy persona”, tha Osmani.
Sipas dyshimeve fillestare, zënka ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje mes dy palëve për një pronë të një serbi, i kanë thënë Paparacit një dëshmitar nga vendi i ngjarjes.
Policia tha se dy të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe se të njëjtit janë ndodhen rrezikut për jetë.
“Njësitet policore relevante me urgjencë i janë përgjigjur rastit dhe nga hetimet e para mësohet se dy persona meshkuj kosovarë si pasojë e këtyre të shtënave janë plagosur. Të njëjtit pas marrjes së ndihmës së parë qendra e mjekësisë familjare në Pozheran janë transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit ku aktualisht po trajtohen”, tha Osmani.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri.