Armando Broja do të largohet nga Chelsea

Armando Broja do të largohet nga Chelsea

E ardhmja e Armando Brojës është larg Chelseat dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Enzo Maresca.

Sulmuesi shqiptar nuk bën pjesë në planet e trajnerit italian dhe largimi gjatë verës duket i pashmangshëm.

Broja nuk ishte fare as në bankën rezervë në ndeshjen ndaj Real Madridit, me trajnerin Marseca që e la atë në tribunë.

Maresca ka lënë të kuptohet se Broja do të largohet dhe për të është e rëndësishme që lojtari është mirë dhe nuk ka lëndime.

“Ishte thjesht një vendim. Për fatin tonë të mirë ai nuk është i dëmtuar. A do të largohet? Në këtë moment, të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Maresca.

Interesim për 22-vjeçarin ka shprehur Everton, Wolverhamton Wanderers dhe Ipswich Town.

Megjithatë Chelsea synon që nga shitja e sulmuesit shqiptar të fitojnë rreth 40 milionë euro.

Shpërndaje në: