IKSHPK jep detaje nga rasti i parë me virusin “Ethet e Nilit”: Pacienti qëndroi në Shëngjin dhe Ulqin për pushime
Para disa orëve është konfirmuar rasti i parë në Kosovë me virusin “Ethet e Nilit”.
IKSHPK ka dhënë më shumë detaje rreth rastit, duke bërë të ditur se pacienti ka qëndruar në fillim në Shëngjin e më pas ka qenë në Ulqin.
Pas kthimit nga Ulqini atij i janë paraqitur simptomat.
“Pacienti nga data 27.06.2024 deri më 29.06.2024 ka qëndruar në Shëngjin-Shqipëri, ndërsa nga data 13.07.2024 deri më 22.07.2024 ka qëndruar për pushime në Ulqin. Simptomat i janë paraqitur menjëherë pas kthimit nga Ulqini. Pacienti është duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.”
Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga mushkonjat.