Ky është 57 vjeçari i cili mbeti i vdekur në Lipjan (FOTO)
Një person i moshës 57 vjeçare ështër vrar sot në Zllakuqan të Lipjanit, ndërsa një tjetër është plagosur.
Rastin e ka konfirmuar për Periskopin, Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.
Ahmeti tha se krejt kjo kishte nisur pas një mosmarrveshje mes disa personave, ku dy nga të dyshuarit edhe janë arrestuar.
“Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje që ka ndodhë në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë. Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për për ndriçimin e plotë të rastit,ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar”, tha Ahmeti për Periskopin.
Ndërsa siç ka raportuar Indeksonlin përmes burimeve, viktima është Agim Zani.