“Hapa të pakoordinuar”, “Kjo çon në tensione”: Brenda një jave Kurti kritikohet ashpër nga aleatët për moskoordinim

“Hapa të pakoordinuar”, “Kjo çon në tensione”: Brenda një jave Kurti kritikohet ashpër nga aleatët për moskoordinim

Pesë ditë më parë amabasadorët e QUINT-it i shkuan në zyre kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit nga ku dolën me një mesazh të prerë për Qeverinë rreth insistimit për hapjen e Urës së Ibrit. Kësisoj, Kurti brenda një jave mori “dy shuplaka” nga ndërkombëtarët, shkruan Periskopi.

Pas takimit që ambasadorët patën me kryeministrin Kurti, Hovenier doli me një deklaratë të prerë se as QUINT as NATO “nuk e mbështesin ndryshimin e statusit për Urën e Ibrit”.

“Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara …. u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusin aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”, ishte shprehur Hovenier pas takimit me Kurtin.

Stano e ripërsërit: Çdo vendim për hapjen e Urës së Ibrit duhet të dalë nga dialogu në Bruksel

Përkundër kësaj, Kurti dhe shumë eksponentë të tjerë të qeverisë dhe Lëvizjes Vetvendosje po insistojnë në hapjën e Urës së Ibrit, pavarësisht se nga shumë njohës dhe ekspertë një veprim i tillë mund ta  përshkallëzojë situatën.

“Konsultimet dhe koordinimi vazhdojnë. Siç thuhet në planin e Bashkimit Evropian për rivitalizimin e urës, ura e Mitrovicës mbi Ibër do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë. Në po atë plan thuhet se “rivitalizimi i saj do të kontribuojë shumë në lehtësimin e kontakteve ndërmjet të gjithë qytetarëve të Mitrovicës së Veriut dhe Jugut dhe kështu do të kontribuojë në shkëmbime dhe mirëkuptim”. Andaj ura duhet të hapet. Ajo është në shërbim të të gjithëve, dhe nuk është kundër askujt. Liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë, përkundrazi”, thuhej në njoftimin e Qeverisë.

Mbyllja e zyrave postare në Veri, ndërkombëtarët të ashpër me Qeverinë: Hap pakoordinim

Policia e Kosovës para dy ditëve i mbylli nëntë objekte të Postës së Serbisë që vepronin ilegalisht në Kosovë.Kundër këtij veprimi doli ShBA, BE-ja, Gjermania e Franca.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se ky aksion i Qeverisë së Kosovës është kundër dialogut Kosovë – Serbi dhe se ky veprim çon në tensione të reja.

“Por të gjitha çështjet që listuar, janë çështje ku Kosova ka probleme. Fakti që BE-ja vendosi masa kundër Kosovës vitin e kaluar, është reflektim i hapave që quan në eskalim. Tani po shohim më shumë hapa të njëanshëm, veprime të pakoordinuara. Kjo nuk është në fakt shtensionim, kjo qon në tensione të reja. Dhe kjo duhet të kuptohet mirë nga ata që marrin vendime në Prishtinë”, ka deklaruar Stano.

Ndërsa ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, përmes një postimi në platformën “X”, tha se hapat e njëanshëm bien ndesh me marrëveshjet e arritur në dialog.

“Hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar jo vetëm që bien ndesh me marrëveshjet e dialogut, por edhe më keq, rrezikojnë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të mbetet i mbërthyer në kuti (inbox)”, shkroi mes tjerash ambasadori Rohde./PERISKOPI

Shefi i OSBE-së në Kosovë reagon për mbylljen e postës serbe në veri: Urgjencë kthimi i palëve në dialog

 

 

 

Shpërndaje në: