Bajrami: Vetëvendosje sot është bërë sinonim i korrupsionit

Bajrami: Vetëvendosje sot është bërë sinonim i korrupsionit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se sot Lëvizja Vetëvendosje është bërë sinonim i korrupsionit.

 

Në një shkrim të gjatë në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami ka shtruar një serë pyetjesh për kryeministrin Kurti dhe qeverinë të cilën ai e udhëheq.

“Dhe unë e pyes Albin Kurtin: Kur ka qënë vera dimër z. Kryeministër? Atëherë kur Kryeministri i Kosovës i kishte dyert e hapura në Shtepinë e Bardhë e nënshkruate marrëveshje, apo tani kohën kur ju si Kryeministër në SHBA s’mund takoni askënd tjetër pos menaxhmetin e UBER-it? A ka qënë vera dimër kur Kosova nënshkruante marrëveshjen e Stabilizim Asociimit apo nën qeverisjen tuaj që Kosova është që 14 muaj nën sanksionet të BE-së? Si na paska qënë vera më herët e si qenka tani kur që tri vite e gjysmë asnjë njohje, asnjë antarësim, asnjë projekt, asnjë investim, asnjë premtim i realizuar – veç patriotizëm fallc nga ju dezertorët e dikurshëm”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Shpërndaje në: