Protesta e serbëve në veri, Haradinaj: Mos u bëni pre e politikave shkurtpamëse

Protesta e serbëve në veri, Haradinaj: Mos u bëni pre e politikave shkurtpamëse

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas paralajmërimeve për protestë të qytetarëve serbë në veri.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook u kërkoi qytetarëve serbë të Kosovës të mos bien pre e politikave shkurtpamëse e të protestojnë kundër lëvizjes së lirë.

“Qytetarë serb të Kosovës, Urat dhe rrugët duhet të na lidhin e jo të na ndajnë. Mos u bëni pre e politikave shkurtpamëse e të protestoni kundër lëvizjes së lirë. Ura e Ibrit duhet të jetë simbol i një jete të përbashkët e të pa alternativë.

Liria e lëvizjes si vlerë universale është e sotmja dhe e ardhmja. Ndarjet e përplasjet na rikthejnë në memorie të kaluarën e tragjeditë tona”, shkroi Haradinaj.

Shpërndaje në: