Serbët protestojnë nesër në Veri, Vuçiq propagandon se mblidhen edhe shqiptarët, demantohet nga Policia

Serbët protestojnë nesër në Veri, Vuçiq propagandon se mblidhen edhe shqiptarët, demantohet nga Policia

Veton Elshani zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun, ka thënë se për nesër është paralajmëruar një protestë e serbëve në pjesën veriore të Kosovës.

Elshani ka thënë se protesta pritet të jetë e qetë. Siç ka thënë ai, arsyeja e protestës sipas organizatorëve është “gjendja e rëndë e serbëve në Kosovë”.

Ai po ashtu ka deklaruar se do të ketë policë të mjaftueshëm që gjithçka të jetë nën kontroll.

“Një grup i qytetarëve në veri ka paralajmëruar një protestë për nesër në ora 11:00, në pjesën ku i mbajnë protestat te sheshi Car Lazar. Do të ketë numër të mjaftueshëm të policëve që do ta mirëmbajnë sigurinë. Protesta pritet të jetë e qetë”, ka thënë Elshani për Express

Përndryshe, të martën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se në jug “do të mblidhen shqiptarët”, duke iu referuar një thirrjeje të Agim Bahtirit që e ka bërë dje për një “tubim madhështor”.

Vuçiq madje i ka bërë thirrje KFOR’it që t’i mbrojë serbët.

Por, Elshani e ka demantuar këtë, duke thënë se nuk është paralajmëruar asnjë tubim i shqiptarëve në jug.

“Nuk ka asnjë njoftim për një tubim të tillë në jug”, tha Elshani.

Shpërndaje në: