Vuçiqi reagon pas veprimeve të fundit të Kurtit në veri: Po do konflikt para zgjedhjeve në ShBA sepse po i kalon koha

Vuçiqi reagon pas veprimeve të fundit të Kurtit në veri: Po do konflikt para zgjedhjeve në ShBA sepse po i kalon koha

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se kryeministri i i Kosovës, Albin Kurti, do që para zgjedhjeve presidenciale në SHBA “të shkaktojë konflikte”,

Sipas tij, “Kurtit po i kalon koha dhe me provokime dëshiron të kthejë NATO-n kundër Serbisë”.

“Është shumë nervoz. Pozita e tij politike nuk është aq e thjeshtë sa ishte, për shembull, dy vjet më parë,” tha Vuçiq.

Duke propaganduar, Vuçiq nuk e la pa e përmendur edhe mbylljen e disa pikave të Postës së Serbisë në Kosovë.

Madje, përkundër se QUINT ka reaguar kundër aksionit të autoriteteve të Kosovës, Vuçiq ka pyetur pse reagimi nuk është më i ashpër.

“Ne kemi marrëveshje të nënshkruara për postën dhe telekomunikacionin, të cilat, siç e shihni dhe sipas fjalëve të Quintit, janë shkelur dhe shkatërruar brutalisht. E tani, pse ata nuk reagojnë më ashpër? Është e qartë pse, sepse po mbrojnë fëmijën e tyre. Por unë shpresoj që nesër KFOR-i do të reagojë si duhet, që në përputhje me gjithçka që kanë thënë ditët e fundit, të mbyllin urën dhe të parandalojnë vërshimin e shqiptarëve”, ka deklaruar Vuçiq.

Shpërndaje në: