Berisha: Përplasja Kurti-Osmani tregon se këta janë në pushtet aksidentalisht
Anëtari i Kryesisë së Nismës Zafir Berisha, ka shkruar në lidhje me përplasjen Kurti-Osmani, rreth incidentit në Aeroportin e Shkupit ku e përfshirë ishte Presidentja e vendit.
Sipas Zafir Berishës, kjo përplasje ndërmjet tyre për “namin” siç e quan ai që I ndodhi Presidentes, tregon se këta erdhën në pushtet aksidentalisht.
“A u ngit Albin&Vjosa, a ende jo?!” – ka shkruar ndër të tjera Berisha.
Postimi i plotë:
Ky grumbull i infantilëve politikë, se janë në pushtet aksidentalisht tregon edhe përplasja e dy “elefantëve” Vjosa-Albin për “namin” që i ndodhi Vjosës në Aeroportin e Shkupit.
Po vizion e program, pa kurrfar strategjie për zhvillim dhe me pallavra e mashtrime, përdorën analfabetët funksional me slloganin pro-serbë “ta çlirojm Kosovën e cila është shkatërtu 20 vite” erdhën në pushtet, për ta shkatërrua gjithë atë që është arritur me partnerët perindimor nga Epoka e UÇK-së e deri sot, duke vën Kosovën nën sanksione të atyre që ndihmuan në bërjen e shtetit tonë.
A u ngit Albin&Vjosa, a ende jo?!
Zafa