Noizy reagon pasi Policia e Kosovës e shpalli në kërkim për rrahjen në Pejë: Unë jam viktimë e kallëzimit të rremë
Reperi, Rigels Rajku i njohur me nofkën Noizy ka reaguar sërish lidhur me incidentin në diskotekën e Pejës, ku u raportua se ai bashkë me shokë rrahën brutalisht Tiktokerin, Medi Iseni dhe një të afërm të tij.
Reagimi i tij vije pasi Policia e Kosovës edhe zyrtarisht po kërkon arrestimin e tij.
Ai ka deklaruar se kallëzimi penal ndaj tij është i rrejshëm, dhe që ska gisht në këtë rast.
Noizy është shprehur se nuk është arratisur, por që po ndjek rrugët ligjore me profesionistë të fushës, për siç thotë ai “për të shmangur kurthin e padrejtësisë ndaj meje”..
Reperi ka konfirmuar se ka angazhuar avokat për rastin dhe se do të sqarohet e tërë situata
“Bashkë më studion e avokatisë të kontraktuar nga unë, do kontribuojmë maksimalisht për të shuar çdo dyshim që rëndon ndaj meje dhe sqaruar këtë ngjarje ku unë jam viktimë e kallëzimit të rremë dhe nuk kam asnjë lidhje”, shkroi ai në Facebook, përcjell Insajderi.
Reagimi i plotë:
Prej disa ditësh jam bërë pjesë e titujve mediatik si pasojë e një denoncimi të padrejtë kundrejt meje, për një ngjarje të ndodhur në Pejë, ku unë nuk kam gisht fare, zero!
Dua ta nis këtë reagim me një ndjesë të thellë ndaj atyre që janë shqetësuar nga reagimi im. Kjo ka ardhur si pasojë e indinjatës për një kallëzim të rremë e të padrejtë ndaj meje, pasi kurrë nuk jam pëballur me situata të tilla e për pasojë fatkeqësisht nuk kam reaguar në nivelin që do të doja.
Edhe njëherë, ndjese. Mirëkuptoj edhe median që bën punën e saj dhe i kërkoj ndjesë nësë janë keqkuptuar nga reagimi im i nxituar.
Sa më lart dua të bëj me dije dhe garantoj këdo dhe çdo institucion se kurrësesi nuk jam në arrati apo sfidim ndaj drejtësisë, por po ndjek rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtësisë ndaj meje dhe dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e drejtësisë në Kosovë.
Bashkë më studion e avokatisë të kontraktuar nga unë, do kontribuojmë maksimalisht për të shuar çdo dyshim që rëndon ndaj meje dhe sqaruar këtë ngjarje ku unë jam viktimë e kallëzimit të rremë dhe nuk kam asnjë lidhje.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin e përkrahjen dhe kërkuar ndjesë për këtë situatë të shëmtuar ku më kanë përfshirë.
Rigelsi
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim reperin shqiptar Rigels Rajkun “Noizy” dhe po ashtu Bahtjar Bajraktarin.
Policia ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për të gjetur të kërkuarit, ndërsa ata po kërkohen për “lëndim të rëndë trupor”.