Kurti e pret këshilltaren e tij që u ngjit përsëri në krye të Komunës së Preshevës

Kurti e pret këshilltaren e tij që u ngjit përsëri në krye të Komunës së Preshevës

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim Kryetaren e re të Komunës së Preshevës, Ardita SinaninSinani është emëruar këshilltare e Kurtit në shtator të vitit 2022, derisa nuk dihet nëse e ushtron ende këtë pozitë.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti i ofroi mbështetje në realizimin e programit qeverisës dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim.

“Në këtë takim, ai e uroi për formimin e koalicionit me Partinë Demokratike Shqiptare të drejtuar nga Ragmi Mustafa dhe për detyrën e re si kryetare e komunës. Kryeministri Kurti i ofroi mbështetje në realizimin e programit qeverisës dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim”, thuhet në njoftim.

Sinani u zgjodh Kryetare e Komunës së Preshevës me 24 vota në asamblenë komunale, të mbajtur me 30 korrik, 2024.

Shpërndaje në: