Kamala Harris ka zgjedhur Tim Walzin si kandidat për nënpresident

Kamala Harris ka zgjedhur Tim Walzin si kandidat për nënpresident

Kandidatja e demokratëve në garën për presidente të Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, e ka zgjedhur guvernatorin e Minesotas, Tim Walz, si kandidat për nënpresident, ka thënë një burim i afërt për mediat ndërkombëtare.

Walz, 60-vjeçar, veteran i Gardës Kombëtare Ushtarake dhe ish-mësues, është zgjedhur nga një zonë me pritje republikane për të qenë përfaqësues në Dhomën e Përfaqësuesve, më 2006, dhe ka shërbyer aty për 12 vjet, para se të fitonte pozitën e guvernatorit të Minestotas, më 2018.

Si guvernator, Walz ka çuar përpara një agjendë progresive që përfshin shujta falas në shkolla, synimet për luftim të ndryshimeve klimatike, ulje taksash për klasën e mesme dhe rritje të numrit të ditëve të pushimit për punëtorët e Minesotas./REL

Shpërndaje në: