Haradinaj kujton bashkëluftëtaren: Përjetë falënderues dhe mirënjohës ndaj Heroinës, Fetnete Ramosaj
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka nderuar veprën e bashkëluftëtares, Fetnete Ramosajt.
Ai ka thënë se Ramosaj bëri luftë të dyfishtë në front dhe si kroniste, “duke dëshmuar të vërtetën e luftës së UÇK-së, dhe duke e përjetësuar luftën çlirimtare dhe mbajtjen gjallë idealin e lirisë ndër breza”.
Haradinaj tutje tha se është përjetë falënderues dhe mirënjohës ndaj heroinës, Fetnete Ramosaj.
“Bashkëluftëtarja Fetnete Ramosaj, përmes veprave të saj siguroi që koha mos ta ndalë kujtesën për luftën tonë të lavdishme. Ajo bëri luftë të dyfishtë, në front dhe si kroniste, duke dëshmuar të vërtetën e luftës së UÇK-së, dhe duke e përjetësuar luftën çlirimtare dhe mbajtjen gjallë idealin e lirisë ndër breza.
Në nderim të veprës dhe angazhimit jetësor ndaj Atdheut, sot në Deçan, bashkë me kryetarin Bashkim Ramosaj dhe shumë bashkëluftëtarë bëmë zbulimin e shtatores së Heroinës së Kombit, Fetnete Ramosaj.
Përjetë falënderues dhe mirënjohës ndaj Heroinës, Fetnete Ramosaj!”, ka shkruar ai.