Hamiti: Qeveria Kurti nuk po mund ta bind askënd, përveç militantëve

Hamiti: Qeveria Kurti nuk po mund ta bind askënd, përveç militantëve

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Qeveria Kurti nuk po ia del të bind askënd.

Ai ka treguar se kjo qeveri e ka humbi argumenti me të gjithë aleatët e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se Qeveria Kurti vetëm militantët e VV-së po mund t`i bind.

“Nuk po ia del Qeveria e Vetëvendosjes ta bindë askë, për asgjë, pos militantëve të vet.

As miqt dhe aleatët e Kosovës nuk po i bind kjo Qeveri. E ka humbur argumentin me të gjithë.

Ky është ndryshimi që nuk i duhet Kosovës”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: