Presidenca i reagon Kurtit: Konferenca e djeshme në Shkup është për keqardhje, i kontribuon propagandës kundër Republikës së Kosovës
Presidenca e Kosovës ka vlerësuar se është për keqardhje mënyra se si u trajtuar incidenti në Aeroportin e Shkupit, në konferencën për media të kryeministrit Albin Kurti me homologun e tij maqedonas Hristijan Mickoski.
Sipas Presidencës ajo i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Kosovës.
“Mënyra se si u trajtua incidenti ndaj Republikës së Kosovës në Shkup gjatë konferencës së djeshme për media, është për keqardhje, sepse i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Republikës së Kosovës. Ajo që ka ndodhur në aeroportin e Shkupit ka qenë shkelje e qartë e rregullave ndërkombëtare të njohura dhe aplikuara botërisht, prandaj Presidenca pret të njoftohet për masat e ndërmarra lidhur me këto shkelje, ashtu siç është potencuar edhe në notën e protestës të drejtuar nga Republika e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Presidencës.