Greva e minatorëve, FSSHK kërkon nga Qeveria dhe menaxhmenti i Trepçës që të bëhet një zgjidhje afatgjate

Greva e minatorëve, FSSHK kërkon nga Qeveria dhe menaxhmenti i Trepçës që të bëhet një zgjidhje afatgjate

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kanë takuar Këshillin Grevist të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës.

Në komunikatën e bërë për media thuhet se gjatë takimit u njoftuan më për së afërmi me gjendjen e përgjithshme të grevistëve pas 27 ditëve në grevë të cilëve FSSHK ju ofroi ndihmë dhe mbështetje morale, duke i përkrahur kërkesat dhe veprimet e tyre.

“Për FSSHK është e papranueshme dhe e pa tolerueshme situata me kushtet e punës së Minatorëve, me mjetet themelore të punës me afat të skaduar dhe pa pajisje personale adekuate për punë. E drejta në pagë është e garantuar me Kushtetutë dhe Ligjin e Punës, mos pagesa e Minatorëve për dy muaj rresht nuk ka asnjë justifikim, përpos mungesë e menaxhimit dhe funksionimit nga ana e menaxhmentit të Trepçës”, vijon njoftimi.

FSSHK kërkon nga Qeveria dhe menaxhmenti i Trepçës që të gjinden një zgjidhje afatgjate për daljen nga kriza në mënyrë që Minatorët të kthehen në vendin e punës të qetë dhe pa brenga.

Shpërndaje në: