Arrestohet 27-vjeçari në Fushë Kosovë, po kërkohej me urdhëresë të gjykatës

Arrestohet 27-vjeçari në Fushë Kosovë, po kërkohej me urdhëresë të gjykatës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës. Bëhet fjalë për E.N i moshës 27-vjeçare, i dënuar me dy vjet burgim për veprën Lëndim i rëndë trupor.

I njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.

“Nga njësite të stacionit Policor të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës. Personi  i dyshuar: E. N, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me  burgim ( 2 vite) për veprën Lëndim i rëndë trupor. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: