Gruaja që u plagos nga burri po trajtohet në QKUK, kjo është gjendja e saj

Gruaja që u plagos nga burri po trajtohet në QKUK, kjo është gjendja e saj

Pas plagosjes me armë zjarri në Fushë-Kosovë, gruaja e dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është në gjendje stabile.

Kështu ka thënë mjeku kujdestar Sami Bajqinca, i cili ka theksuar se i janë kryer disa intervenime mjekësore dhe se pacientja ka disa plagë hyrëse dalëse, por për momentin, gjendja e saj mbetet stabile.

“I ka kryer disa intervenime, por për momentin gjendja është stabile. Ka disa plagë hyrëse dalëse por gjendja është stabile”, ka thënë Bajqinca.

Plagosja e gruas në Fushë Kosovë, i dyshuari është burri i saj

Shpërndaje në: