Narrativa e VV-së sipas Selmanajt: Ne vjedhim, por neve na ka hije, sepse vjedhim mirë
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka bërë disa krahasime të premtimeve të Qeverisë Kurti para ardhjes së tyre në pushtet me atë që e bëjnë sot.
Ai ka thënë se ka dallime “si nata me ditën” ajo se çfarë kanë deklaruar dikur me atë se çfarë thonë sot.
Më tej, ai ka përmendur skandalin me rezervat shtetërore si dhe dështimin e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore.
“Çfarë thanë dje dhe çfarë bëjnë sot – dallon si nata me ditën?
Çka thanë dje: Nuk jemi të korruptuar, do ta luftojmë korrupsionin. Çka bëjnë sot: Bojkotojnë komisionet parlamentare për hetimin e korrupsionit të antarëve të VV-së.
Çka thanë dje: Jemi kundër nepotizmit, do të ketë meritokraci. Çka bëjnë sot: Bojkotojnë komisionet parlamentare për hetimin e nepotizmit dhe klientelizmit të VV-së.
Këta duan të abuzojnë dhe të vjedhin, por pa i hetuar dhe dënuar askush. Pse? Sepse flasin dhe veprojnë në emër të popullit!! Sjellje tipike e sundimtarëve me qasje dhe logjikë diktatoriale. Narrativa e tyre është: “Ne vjedhim, por neve na ka hije, sepse vjedhim mirë”. Mashtrues!”, shkruan Selmanaj.