Ministri i Jashtëm izraelit: Irani na informoi, ata kanë vendosur të sulmojnë Izraelin
Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz ka deklaruar se Irani ka vendosur të sulmojë Izraelin, në mes të një shtytjeje intensive diplomatike për të shmangur çdo veprim të mëtejshëm ushtarak që mund të ndezë një luftë të drejtpërdrejtë midis Republikës Islamike dhe shtetit hebre.
Mesazhi i Iranit iu dorëzua Izraelit nëpërmjet ministrit të Jashtëm hungarez Péter Szijjártó, i cili telefonoi drejtpërdrejt Katz për të shpjeguar se ai e kishte marrë këtë informacion nga ministri i Jashtëm iranian në detyrë, Ali Bagheri, transmeton Telegrafi.
“Irani na ka informuar se synon të sulmojë Izraelin”, tha Katz, duke shtuar se “bota duhet të kërkojë një çmim nga Irani për çdo veprim agresiv që kryen”.
Në anën tjetër, Izraeli më herët ka njoftuar se do të shqyrtonte e një sulmi parandalues për të penguar Iranin nëse zbulonte prova se Teherani po përgatitej të kryente një sulm, raportuan mediat hebraike pasi kryeministri Benjamin Netanyahu mblodhi shefat e sigurimit të Izraelit për një takim të dielën në mbrëmje.
Takimi, ku morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, Shefi i Shtabit të IDF-së, Gjeneral Herzi Halevi, kreu i Mossad-it, David Barnea dhe shefi i Shin Bet, Ronen Bar, u mbajt në mes të përgatitjeve për sulmet e parashikuara ndaj Izraelit nga Irani dhe aleati i tij libanez Hezbollah.