Deri në sa vite mund të dënohet Noizy pasi rrahu brutalisht tiktokerin ‘Medi’?

Deri në sa vite mund të dënohet Noizy pasi rrahu brutalisht tiktokerin ‘Medi’?

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim reperin shqiptar Rigels Rajkun “Noizy” dhe po ashtu Bahtjar Bajraktarin. Kjo pasi i njëjti së bashku me pjesëtarë të grupit të tij po dyshohen se rrahën brutalisht dy persona në një diskotekë në Pejë, njëri prej tyre tiktokerin ‘Medi’.

Policia e Kosovës e ka cilësuar veprën për të cilin akuzohen Niozy me DJ-n e tij, ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Por deri në sa vite mund të dënohet reperi i njohur Noizy për këtë vepër, ka folur për Periskopin, avokati, Valdet Hoxha.

Ai ka thënë se në rast se Noizy shpallet fajtor mund të dënohet deri në 5 vite burgim, mirëpo sipas tij kësi lloj veprash praktikohen me burgim me kusht, e pastaj konvertohen në gjobë.

“Nëse ngelet si lëndim i rëndë trupor, natyrisht që lëndimi është relativisht i rëndë deri në 5 vite, ndërsa nëse rikualifikohet në lëndim të lehtë trupor, por gjithmonë të kemi parasysh nëse shpallet i fajshëm, se mund të ketë prezumim të pafajësisë dhe mund të mos jetë i fajshëm. Por në qoftë se vërtetohet që i dyshuari në këtë rast Noizy është i fajshëm dhe është lëndim i lehtë trupor, dënimi mund te jete deri ne 3 vite, nëse është lëndim i rënde trupor, dënimi mund të shkojë deri në 5 vite burg. Ne praktikë zakonisht për natyrën e tillë të veprave, zakonisht shkojnë me pranim të fajësisë dhe se nuk është që mund të rrezikohet me burgim, po besoj që do të ketë dënim me kusht, burgim deri në 6 muaj burgim dhe pastaj konvertohet në dënim me gjobë në disa mijë euro”, ka thene Hoxha.

Juristi Hoxha ka thënë se nëse i lënduari nuk ka lëndime të rënda, ani pse si e tillë është cilësuar, dënimi mund të shkojë deri në gjashtë muaj burg me pranim të fajësisë, dhe pastaj të konvertohet deri në 2500 euro gjobë.

“Në parim shkohet deri në 20 euro për një ditë burgu, ashtu ne praktikë mund t’i konvertojnë gjykatat, zakonisht një gjobë e tillë për një lëndim të rëndë trupor, por edhe lëndimet e rënda kanë natyrë të vecant për raste specifike, nuk munden me qenë të gjitha të njëjta, por në qoftëse nuk ka natyrë të rëndë të lëndimeve, megjithatë kualifikohet si lëndim i rëndë trupor, në bazë të praktikës mund të shkojë deri në gjashtë muaj burg me pranim të fajësisë, ecl cila mund të konvertohet ne rreth 2000-2500 euro gjobë”, u shpreh ai per Periskopin.

 

Por, cka thotë Kodi Penal i Kosovës për një vepër të tillë?

Neni 189 Lëndimi i rëndë trupor

1. Kushdo që i shkakton lëndim të rëndë trupor personit tjetër ose e dëmton shëndetin e personit tjetër deri në masën e tillë sa që mund të rezultojë me:

1.1. dobësimin e përkohshëm ose esencial të një pjese vitale të trupit të personit tjetër;

1.2. paaftësimin e përkohshëm, zvogëlimin e përkohshëm dhe esencial ose zvogëlimin e përhershëm të aftësisë së personit tjetër për të punuar; ose

1.3. dëmtimin e përkohshëm dhe serioz të shëndetit të personit tjetër, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

 

2. Kushdo që shkakton lëndim trupor ose e dëmton shëndetin e personit tjetër dhe kjo rezulton me:

2.1 rrezikim të jetës së personit tjetër;

2.2 paaftësimin ose dobësimin e përhershëm të një pjese vitale të trupit të personit tjetër;

2.3 paaftësimin e përhershëm të aftësisë së personit tjetër për çfarëdo lloj pune

2.4. shëmtimin e përhershëm të personit tjetër; ose 2.5. dëmtimin e përhershëm të shëndetit të personit tjetër, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.

2.5. dëmtimin e përhershëm të shëndetit të personit tjetër, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.

 

3. Kur vepra penale nga ky nen kryhet ndaj viktimës së ndjeshme, kryesi dënohet me:

3.1. Burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni; ose

3.2. Burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet për veprën penale nga paragrafi 2. i këtij neni.

4. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2 ose 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit tjetër, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni është kryer me armë, mjet të rrezikshëm apo me ndonjë send tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim jo më pak se tre (3) vjet.

 

Neni 190 Pjesëmarrja në rrahje 1.

Kushdo që merr pjesë në rrahje, e cila rezulton me vdekje ose lëndim të rëndë trupor të personit, për pjesëmarrje në rrahje dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet. 72

2. Kushdo që në ndonjë rrahje ose grindje me qëllim të frikësimit apo kanosjes së personit, rrok apo vringëllon armën, mjetin e rrezikshëm apo mjetin tjetër që është i përshtatshëm për të shkaktuar lëndim të rëndë trupor ose për të dëmtuar rëndë shëndetin e personit, dënohet me gjobë ose me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet.

3. Personi nuk është penalisht përgjegjës sipas paragrafit 1. i këtij neni nëse ka marrë pjesë në rrahje pa fajin e tij ose thjesht për të mbrojtur veten apo për t’i ndarë pjesëmarrësit e tjerë në rrahje. 4. Arma, mjeti i rrezikshëm apo mjeti tjetër konfiskohen.

Ndersa, Muhamet Iseni, tiktoker i njohur si Medi është deklaruar lidhur me rastin e rrahjes me Noizyn në klubin e natës në Pejë.

Përmes një bisede në “Tik-Tok” me Cllevion ai ka treguar se si ka ardhur deri tek rrahja.

Ai ka përmendur emrin e reperit Stresi, duke e akuzuar atë për ngjarjen e cila ndodhi.

“Bravo i qoftë Arkimendit si ma boni këtë kastile, ulu, ulu mos rri n’kambe, e mbyllën derën, i përzunën krejt çunat prej “backstages”. Si i kanë mbyll dyrtë, nji minut është i lartë, janë fut para, mbrapa edhe direkt m’kanë gju me hekra n’kry”, dëgjohet duke i thënë ai, Cllevios./Periskopi

 

Shpërndaje në: