Miftaraj kritikon Kurtin: Vizita në Shkup pa kërkim falje ishte e parakohshme dhe gabim

Miftaraj kritikon Kurtin: Vizita në Shkup pa kërkim falje ishte e parakohshme dhe gabim

Drejtori i Insitutit për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka theksuar rëndësinë që raportet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut “të ruhen, promovohen dhe ngritën në nivelin më lartë.”

Ai ka përmendur numrin e madh të shqiptarëve në këtë shtet si arsye të mjaftueshme e interesit jetik që “të dyja shtetet njëra-tjetrën ta shohin si aleat, të sillen dhe veprojnë si aleat duke respektuar njeri tjetrin.”

Miftaraj kritikoi kryeministrin Kurti pas vizitës në Maqedonië të Veriut në dritën e incidentit të madh në Aeroportin e Shkupit ku u përfshi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Vizita në Shkup pa kërkim falje nga ana e Maqedonisë Veriore ishte e parakohshme dhe gabim”, tha ai ndër të tjera.

Postimi:

Shpërndaje në: