Arifi: Heroizmi i nënës Azë dhe nënës Zizë të cilat luftuan deri sa u vranë në shtëpinë e tyre paraqet pjesën ma heroike të luftës së UÇK-së

Arifi: Heroizmi i nënës Azë dhe nënës Zizë të cilat luftuan deri sa u vranë në shtëpinë e tyre paraqet pjesën ma heroike të luftës së UÇK-së

Ish diplomati, Avni Arifi ka kujtuar në 26 vjetorin e rënies së Azë Brahimajt dhe në Zizë Syla.

Ai ka thënë se “heroizmi i nënës Azë dhe nënës Zizë të cilat edhe pse në moshë të shtyer luftuan deri sa u vranë në shtëpinë e tyre paraqet pjesën ma heroike dhe më të lavdishme të luftës së UÇK-së”.

Postimi i plotë:

Një kujtim lavdie dhe heroizmi në përvjetorin e 26-të, të rënies së Azë Brahimajt dhe nënës së saj Zizë Syla. Nëna Azë ishte nëna e Gjeneral Lahi Brahimajt dhe Gjeneral Nazmi Brahimajt e poashtu nënë e nënës Rukë që Kosovës ja dha Shkelzen Haradinajn, Luan Haradinajn dhe Enver Haradinajn. Heroizmi i nënës Azë dhe nënës Zizë të cilat edhe pse në moshë të shtyer luftuan deri sa u vranë në shtëpinë e tyre paraqet pjesën ma heroike dhe më të lavdishme të luftës së UÇK-së dhe të popullit tonë për liri.

Shpërndaje në: