Presidenca e kritikoi Pacollin pasi e komentoi incidentin në Shkup, Zyberaj: Shteti nuk bëhet me llafe, llafe

Presidenca e kritikoi Pacollin pasi e komentoi incidentin në Shkup, Zyberaj: Shteti nuk bëhet me llafe, llafe

Jetlir Zyberaj, këshilltar i Behgjet Pacolli është kundërpërgjigjur pasi nga Presidenca i reaguan ish-presidentit, i cili duke marrë shkas nga incidenti i presidentes Vjosa osmani në Shkup, shkroi se askush s’ka imunitet sa t’i evitojë kontrollimin si udhëtar.

Rinor Nuhiu, këshilltar i Osmanit, tha se Pacolli po e arsyetonte kështu “sulmin brutal ndaj vendit tonë”.

“Interpretimet e tij për privilegjet dhe imunitetet janë tipike të një biznesmeni të ndikuar nga mjedisi rusofil. Prandaj, edhe injoron Konventat ndërkombëtare që rregullojnë udhëtimin e krerëve të shtetit e të cilat janë respektuar në çdo shtet tjetër ku ka udhëtuar Presidentja Osmani deri më tani”, shkroi Nuhiu në një postim në Facebook.

Zyberaj, duke reaguar në mesnatë, shkroi se “mbrojtja e Republikës dhe dinjitetit të saj që u shkelmua në aeroport të Shkupit sot po bëhet me llafe, llafe, dhe jo në mënyrë shtetërore”.

“Por shteti nuk bëhet me llafe, llafe, siç tregojnë mbi 40 njohje të sjellura pêr Republikën(ne menyre direkte nga ish presidenti i Kosoves Behgjet Pacolli). Vetëm puna, jo llafe, llafe, e forcojnë pozicionin shtetëror. Por mjeshtrit e mashtrimeve tani po mendojnë të përsërisin gabimet që bëjnë prej vitesh, duke mjegulluar opinionin publik me propagandën e shkollës së SUP-it dhe SPS-it të Gjilanit”, shkroi Zyberaj.

Ai tha se “në vend që Presidentja të pritet me protokoll në aeroportin e Shkupit dhe stafi i saj të mbrojë dinjitetin e institucionit që përfaqëson, zyra e saj post-festum nxit frymën kundër fqinjëve”.

“Shpresoj që Kryeministri Kurti të mos bjerë pre e propagandës së SUP-it dhe SPS-it të Gjilanit, duke helmuar raportet siç po bëjnë tani me një shtet fqinj si Maqedonia e Veriut. Eh, me llafe, llafe, s’bëhet kjo punë, sepse Kryeministri të hënën në Shkup po e çon mesazhin “edhe pa ty u kënaqa,” mos t’ia hajmë hakun Gilit”, shkroi Zyberaj.

 

 

Shpërndaje në: