Aksident në rrugën Lipjan – Prishtinë, vdes një person

Aksident në rrugën Lipjan – Prishtinë, vdes një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Arbën Xhaferi”, drejtimi Lipjan-Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Ju informoj se më datën 04.08.2024 rreth orës 06:30 në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ në kilometrin e tretë, drejtimi Lipjan-Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku (vet-aksident) ku një veturë ka devijuar rrugën duke goditur fillimisht anësoren e autostradës dhe më pas duke përfunduar jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë pasagjeri dhe lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi i veturës, i cili është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë”, tha ai.

Hoxha pohoi se në vendngjarje kanë dal njësitet kompetente policore dhe ato të emergjencës.

“Njësia e Mjekësisë ligjore kane tërhequr kufomën, e cila me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha ai.

Po ashtu, Hoxha deklaroi se në 24 orët e kaluar janë evidentuar edhe dy aksidente tjera me fatalitet duke shtuar se kjo ” është tepër shqetësuese pasi në të dy rastet e raportuara kemi te bëjmë me vetaksidente, ku drejtuesit e automjeteve ose kanë humbur kontrollin mbi veturën ose kanë devijuar rrugën si rezultat i pakujdesisë, ku dyshohet edhe se ka ardhur deri tek pasojat fatale”.

“Sipas analizave të aksidenteve në trafik dhe shkaktareve të tyre ne gjashtëmujorin e pare (janar-qershor-2024), rreth 24 % te aksidenteve fatale të shkaktuara në rrugët tona janë vet-aksidente”, u shpreh ai.

Shpërndaje në: