Policia jep detaje për rrahjen në një lokal në Ferizaj ku u përdorën edhe karriget

Policia jep detaje për rrahjen në një lokal në Ferizaj ku u përdorën edhe karriget

Mbrëmë në Ferizaj ka ndodhur një rrahje masive, në të cilën u përfshinë disa të rinj.

Nga pamjet e siguruar shihet se disa të rinj përleshen mes veti në një lokal në qendër të Ferizajt.

Në këtë rrahje u përdoren edhe karriget, ndërkaq njëri nga protagonistët në përleshje thotë që të largohen thikat.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, Kanun Veseli, ku tha se personat fillimisht janë shoqëruar në polici, por me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Në rast janë kyçur dhe njësia hetimeve dhe pas intervisitimit të personave, në konsultim me prokurorin kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor dhe dëmtim apo asgjësim i pasurisë së luajtshme’”, tha Veseli.

Shpërndaje në: