Vushtrri, një person plagos aksidentalisht vetën në dy këmbët
Një person ka plagosur aksidentalisht vetën në dy këmbët.
Rasti ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë, derisa viktima ishte duke pastruar armën ka plagosur aksidentalisht vetën.
“Vushtrri / 03.08.2024 – 09:10. Të dyshuarit mashkull kosovar dyshohet se nga pakujdesia (aksidentalisht) i ka shkrepur arma e gjuetisë te cilën ishte duke e pastruar dhe si pasojë i dyshuari ka plagosur vetën në dy këmbët. Të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësorë dhe është jashtë rrezikut per jetë”, thuhet në njoftim.
Policia shton tutje se në vendin e ngjarjes njësitë përkatëse policore kane gjetur dhe konfiskuar një arme gjuetie, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.
Rasti është duke u hetuar.