“Këto janë pasojat kur s’të ndalet goja”- Noizy reagon pas rrahjes në Pejë

“Këto janë pasojat kur s’të ndalet goja”- Noizy reagon pas rrahjes në Pejë

Noizy ka reaguas pas incidentit të shumë përfolur ku është i përfshirë ai, Stresi dhe tiktokeri Medi Iseni.

Në një postim të fundit në Instagram, reperi ka shpërndarë një video të një nate më parë, e cila pretendon se ka pasur planifikim nga Medi Iseni për ta sulmuar nga Shqipëria në prapaskenë.

Në këtë video, Noizy ndan detaje të situatës, duke treguar se ai është përballur me kërcënime dhe tensione, por ka theksuar se nuk ka pasur ndonjë kontakt fizik me Isenin.

Postimi i Noizy-t, pa ndërhyrje:

Une nuk preka asnjë person atë natë në Pejë. Në momentin kur ika nga skena dhe sapo kam hyrë në dhomën e ndrrimit dmth (Backstage) (aty ku ishte personi në fjalë bashkë me 3 shokët e tij) është sulmuar nga plot djem që shumicën nuk i njoh dhe sja kam idenë se kush janë. Jam shtang nga kjo gjë se ndodhi aq shpejt dhe pa pritur dhe nuk pata shancin të them as një gjysëm fjale. Sapo nisi përleshja, sigurimi me shpejtësi më ka shoqëruar jashtë discos në makinë dhe kemi ikur, bashkë me 2 shokët e mi që kisha me vete. Prandaj dhe në video nuk dukem unë, sepse unë nuk kam qenë aty në atë moment. Vetem di të them se unë isha në punë kur ai vendosi me ardhë mem ra në qafë sepse i kishte premtuar dikujt një natë më para në TikTok ku thot “do iki ne backstage te Noizy dhe do bëj pompa”. Dhe, pse ka pas aq shumë njerz në backstage kur ti vendose të hyje aty se di, por di të them se kështu ndodh në çdo koncert, hyjnë e dalin plot njerz Fansat/Kamarjer/Sigurima/Miq/Koleg etj. Mirëpo, nëse do mu jepte mundësia me kthy prapë atë moment sdo e lejoja asnjë me e prekë por do ti thoja turp të vije se je 40 vjeç babë me fmi. Por mësova më mbrapa, se aty në atë dhomë kishte shar shumë njerz tjerë dhe jo veç mua, këto janë pasojat kur goja stë ndalet për audiencë në TikTok. 

 

Shpërndaje në: