Pacolli për të dytën herë thumbon Osmanin pas incidentit në aeroportin e Shkupit

Pacolli për të dytën herë thumbon Osmanin pas incidentit në aeroportin e Shkupit

Politikani dhe biznesmeni Behgjet Pacolli ka vazhduar ta shohë si asgjë tragjike dhe të kundërligjshme veprimin e autoriteteve maqedonase ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të cilës provuan t’ia konfiskonin telefonin përkundër rregullave të etabluara ndërkombëtare.

Pacolli për të dytën herë u deklarua në këtë çështje kundër tregimit zyrtar të Presidencës së Kosovës.

Postimi i Pacollit:

Sot isha në një udhëtim të shkurtër në Itali me kryesuesin e departamentit të sigurisë së pasagjerëve të asociacionit IATA nga Toronto.

Ra fjala për ngjarjen në Shkup.

Ai më konfirmoi (atë që edhe unë e dija) se nuk ekziston asnjë lloj imuniteti që mund të arsyetojë shmangien e kontrollit të çdo udhëtari që fluturon me një aeroplan, veçanërisht me aeroplan publik ku është në pyetje siguria e pasagjerëve të tjerë dhe qe nuk jane kryer procedurat paraprake te sigurisë.

Në rast se ndonjë pasagjer refuzon kontrollin nga shërbimi i sigurisë, këta të fundit, ndër të tjera, informojnë pilotin e aeroplanit përkatës dhe piloti vendos automatikishtë që aeroplani të mos ngrihet në ajër.

Përndryshe nuk ka instancë qe urdheron pilotin të nis aeroplanin nese ai është informuar se në bord mund të ketë pasagjer te pa kontrolluar.

Kjo ka ndodhur në aeroportin e Shkupit ku piloti ka refuzuar të nisë udhëtimin me pasagjerë që nuk i janë nënshtruar kontrollit të sigurisë, dhe për këtë arsye është shkaktuar vonesa e madhe e nisjes së aeroplanit me shumë pasagjerë brenda.

Sa i përket klonimit të telefonit, është naive të thosh se telefoni mund të klonohet ndërsa kalon në makinerinë X-ray.

Shpërndaje në: