U arrestua pas 15 viteve në arrati, Gjykata merr vendim për burrin që dyshohet se vrau Triumf Rizën

U arrestua pas 15 viteve në arrati, Gjykata merr vendim për burrin që dyshohet se vrau Triumf Rizën

lir Abdullahut të njohur me nofkën “Liza” i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Ai dyshohet se ka vrarë policin Triumf Riza.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit I.A, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 29.07.2024 ka marr Aktvendim dhe duke aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit I.A iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, Abdullahu u arrestua më 16 Korrik 2023 në Batllavë të Podujevës, pas një periudhe 15-vjeçare në arrati.

Ai është akuzuar për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, për të cilën ngjarje mbeti i vrarë zyrtari policor Triumf Riza më 30 Gusht 2007 në Prishtinë.

Shpërndaje në: