Ish-veteranët e UÇK-së me kritika ndaj Kurtit për “tendenca të rishkrimit të historisë” e lënien jashtë pagës minimale

Ish-veteranët e UÇK-së me kritika ndaj Kurtit për “tendenca të rishkrimit të historisë” e lënien jashtë pagës minimale

Trajtimi i veteranëve nga Qeveria Kurti është më i keqi që nga paslufta nga të gjithë kryeministrat. Kështu thonë për Ekonomia Online, ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata përmendin edhe lënien jashtë pagës minimale veteranët e UÇK-së, teksa kritikojnë edhe mungesën e komunikimit të Albin Kurtit me OVL-në e UÇK-së.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Artan Nimani, ka thënë për Ekonomia Onlilne se qëllimi i kryeministrit Albin Kurti është ta rishkruajë historinë e të mos ketë fare veteranë. Ai përmend edhe pajisjen me kartelë të veteranit kryeministrin Kurti, teksa habitet se si është e mundur që mos t’i takojë për katër vite OVL-në e UÇK-së.

“Problemi i veteranëve të luftës është një problem i trashëguar kohë më parë jo vetëm i kësaj qeverie ndonëse qeveritë më herët kanë bërë një përpjeke që të rregullohet statusi i tyre juridik por megjithatë sot po përballemi në një sfidë të jashtëzakonshëm për mbijetesë, një sfidë e cila me të vërtetë është për keqardhje, dhe më vjen keq në çfarë gjendje ndodhemi, që katër vite fare nuk ka komunikuar Kurti me ta. Madje asnjë cent Qeveria e Republikës e Kosovës nuk e ka derdhur në shoqatat e dala nga lufta. Unë nuk e di qëllimin ndonëse kryeministri Kurti dëshiron ta rishkruaj historinë dhe do të donte që të mos ketë fare veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për shkak të defekteve të veta që ka me këtë punë”.

“Një gjë më brengos jashtë mase, ai sot mban një kartelë të veteranit të luftës, a është rrejshme apo e vërtetë por nuk e di, ta mbajë një kartelë dhe të mos i takojë për katër vite njëherë shoqatën e dalë nga lufta me të vërtetë është jashtë çdo suaza normale dhe jashtë çdo logjike njerëzore”, ka thënë Nimani, teksa përmend edhe deklaratën e ministrit Hekuran Murati, i cili thoshte se Kosovës po i kushtojnë më shumë veteranët se sa do i kishin kushtuar disa mercenarë.

Sipas tij, veteranët kanë probleme të mëdha financiare e shëndetësore, për të cilët thotë se po luftojnë për mbijetesë.

“Nuk ka trajtim fare Qeveria Kurti që katër vite nuk ka komunikuar me ta, një rast i caktuar një këshilltar i kryeministrit ka kërkuar që të largohen nga luksi shoqatat por jo t’i mbështes për interesa thjesht të mbijetesës. Shoqatat e paraluftës kanë problemet e paraluftës e mbijetesës, protezave, shërbimeve, ekzistencës së tyre dhe familjeve të tyre prandaj mendoj që logjika që kryeministri Kurti e ka bart në opinion përmes ministrit të financave duke i krahasuar me mercenarë është e vërtet dhe kjo po funksionon ne qeverinë fatkeqësisht në qeverinë e Republikës së Kosovës. Sot qeveria e Republikës së Kosovës është aty, sot Kryeministri dhe ata ministra janë aty falë luftës heroike të atyre djemve dhe vajzave që kanë bërë vite më parë”, shtoi ai.

Nimani, i cili është kryetar i “Forumit Intelektual Evropa 2030”, ka deklaruar se pensioni i veteranit në vend nuk duhet të jetë nën 500 euro.

“Unë mendoj që veteranët e luftës së UÇK-së duhet ta kenë pagën mesatare të pagës së sektorit publik në Republikën e Kosovës, cila do të jetë ajo, nuk do të jetë nën 500 euro. Të ulet të kfillet , ta ndërpresë  aktivitetin e vet anti UÇK dhe me çdo kusht të ulet dhe të bisedojë më ta, sepse sot qeveria dhe ne që po flasim jemi këtu, shteti i Republikës së Kosovës është këtu falë luftës heroike të UQK-së prandaj urgjentisht qeveria Kurti duhet t’i lë anash inatet, problemet e veta që ka me simbolin e UÇK-së dhe t’i kthehet realitetit sepse Kosova është më e madhe se sa një qeveri dhe UÇK-ja është më e madhe se sa secili kryeministër veç e veç ose të gjithë së bashku”, theksoi Nimani.

Kritika për qasjen e Qeverisë Kurti ndaj veteranëve të UÇK-së, ka edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve në Pejë, Gazmend Syla. Ai ka thënë për Ekonomia Online se që nga ardhja në krye të ekzekutivit, Kurti i ka ofenduar veteranët.

Syla ka thënë se partia në pushtet në koordinim me Listën serbe i kanë lënë jashtë pagës

“Trajtimi i veteranëve nga Qeveria Kurti është më i keqi që ka ndodh që nga pas lufta nga të gjitha qeveritë apo nga të gjitha kryeministrat që kanë qenë në krye të Qeverisë. Kjo për faktin se prej që ka ardhur në pushtet ai vetëm ka ofenduar ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në forma të ndryshme. Përpos kësaj ju e dini se votat që i ka bërë me Lëvizjen Vetëvendosje së bashku me Listën serbe, kundër rritjes së pensionit krahas pagës minimale. Ju e dini votimi në Kuvend që ndodhi i këtyre dy subjekte, andaj nuk presim diçka pozitive nga kjo Qeveri. Ky trajtim duhet të ndalet sa më parë dhe besoj që në zgjedhjet e ardhme ky kryeministër nuk do të jetë më kryeministri i vendit tonë. Dhe sigurisht kushdo që vjen në krye të Qeverisë presim një trajtim më dinjitetshëm nga çfarëdo qeverie që vjen në krye të vendit”, ka thënë Syla.

Shpërndaje në: