Parashikimi i motit për fundjavë – riga shiu dhe stuhi lokale
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se për të shtunën në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
IHK njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe stuhi lokale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.
Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, të cilat më të fokusuara mund të jenë rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.
IHK njofton se indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të institutit kombëtar të shëndetit publik.