Vdekja e 20 vjeçarit që u plagos në Pejë, Haxhiu: Që dy muaj familjarët kërkonin ta dërgonin për shërim në Itali, ShSKUK nuk e lejoi
Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka reaguar pas vdekjes së 20 vjeçarit Jetart Berisha që muaj më parë ishte plagosur në Pejë.
Haxhiu përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka fajësuar SHSKUK dhe MIQ që sipas tij e neglizhuan trajtimin e Jetart Berishës!
“Më shumë se dy muaj familja e tij kërkonin urgjentisht ta dërgonin për shërim në Itali, por Klinika e Anesteziologjisë dhe Mjekimi Intensiv – MIQ nuk e nënshkruan dërgimin për trajtim jashtë vendit me arsyetimin se gjendja e tij është stabile.
Mjekët italianë kishin sugjeruar që të trajtohet në Itali sepse gjendja e tij kërkonte intervenim te avancuar mjekësor për të përmirësuar gjendjen shëndetësore të Jetartit”, shkroi ai ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Vdekja e të riut Jetart Berisha erdhi pas një gjendje shëndetësore që kërkonte trajtim mjekësor profesional të avancuar dhe kjo nuk i’u mundësua ngq SHSKUK.
SHSKUK dhe MIQ e neglizhoi trajtimin e Jetart Berishës!
Më shumë se dy muaj familja e tij kërkonin urgjentisht ta dërgonin për shërim në Itali, por Klinika e Anesteziologjisë dhe Mjekimi Intensiv – MIQ nuk e nënshkruan dërgimin për trajtim jashtë vendit me arsyetimin se gjendja e tij është stabile.
Mjekët italianë kishin sugjeruar që të trajtohet në Itali sepse gjendja e tij kërkonte intervenim te avancuar mjekësor për të përmirësuar gjendjen shëndetësore të Jetartit.
Si ndodhi që pas konstatimit të mjekëve tanë ‘se gjendja e tij është stabile’ Jetarti të ndërroj jetë?!
Rasti i radhës për prokurori, për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Jetart Berishës.
P.S.
Sipas raporteve mjekësore të MIQ – SHSKUK, gjendja shëndetësore e Jetart Berishës ishte stabile dhe nuk planifikohej ndonjë intervenim dhe as nuk nënshkruanin për trajtim jashtë vendit.