Pas babait, vdes edhe njëri nga djemtë e tij që u plagosën para disa muajsh në Pejë
Sot ka ndërruar jetë Jetart Berisha, viktima e dytë e tentimvrasjes së para disa muajve në Pejë.
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Ka vdekur edhe viktima e dytë e plagosjes para disa muajsh që ka ndodhur në Pejë. Prokurori i shtetit ka lëshuar urdhër për obduktimin e viktimës”, tha Nikqi.
Kujtojmë se në qershor kishte ndërruar jetë edhe babai i Jetart Berishës, Jeton Berisha.