Lukaku e dëshiron vetëm Napolin
Romelu Lukaku është i interesuar për një ribashkim me Antonio Conte dhe është i gatshëm të lërë Chelsean vetëm për Napolin këtë muaj, raportojnë mediat italiane.
Sulmuesi belg 31-vjeçar është identifikuar nga trajneri i ri i Partenopeit si zgjedhja e tij kryesore për të forcuar sulmin e klubit pasi Victor Osimhen të shitet.
Blutë e Londrës nuk janë të hapur për një marrëveshje të re huazimi, duke konsideruar vetëm një shitje përfundimtare në mënyrë që të mbyllin kapitullin një herë e përgjithmonë.
Të enjten, u raportua se Aston Villa kishte rënë dakord për çmimin me Chelsean për Lukakun, por që sulmuesi kishte dhënë një refuzim të qartë për lëvizjen. Sulmuesi belg ka një çmim prej rreth 35 milionë euro në Londrën Perëndimore, një shumë që Napoli nuk është i gatshëm të paguajë.
Faqja tetë e Corriere dello Sport të sotëm detajon se si Lukaku po refuzon të konsiderojë ndonjë destinacion tjetër këtë verë ndërsa pret që Napoli të arrijë një marrëveshje me Chelsean. Ai vazhdon të stërvitet individualisht, duke dashur të jetë plotësisht në formë për ribashkimin e tij me Conten.
Partenopei ende po presin të shesin Osimhenin dhe ka sugjerime se ai mund të shkojë te Chelsea për një shumë të madhe parash dhe Lukakun, por Paris Saint-Germain ende konsiderohen favoritët për momentin.