Veliçkovski mbron Osmanin: Mendojeni ndonjë nëpunës t’i kërkonte Vuçiqit të hapë bagazhin
Ivon Veliçkovski, Ish-kryetari i Partisë Liberale dhe ish-deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ka komentuar problemet që presidentja Vjosa Osmani hasi në aeroportin e këtij shteti.
Në një shkrim në profilin e tij, Veliçkovski ka vlerësuar se dikush po synon të dëmtojë marrëdhëniet me Kosoovën.
Tutje, ai ka pyetur që të mendojnë nëse një nëpunës do t’i kërkonte presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të hapë bagazhin.
“Me këtë logjikë, a do t’i thonë nesër Davkovës në kufi që ta hapë bagazhin që të vërtetojnë se nëse bartë ajvar gjatë vizitës në manastirin “Shën Prohor Pçinski”? Apo bastisja e Osmanit duhet t’i sigurojë nesër takim më të denjë me nikoqirin në territorin serb, Vuçiqin? Dhe në fund, mendojeni nëse në Petrovec ndonjë nëpunës do t’i kërkonte Vuçiqit që gjatë transitit të hapë bagazhin? Nuk dua të shpenzoj më shumë fjalë që nëse gjatë vizitës së Lavrovit, në kuadër të Samitit të OSBE-së në Shkup, ia kontrolluan bagazhin e dorës?” – ka shkruar ai, ndër të tjera.
Кој е нарачателот на обидот за понижување на Вјоса Османи?
Пред да се фокусираме на постапката на обезбедувањето на…
Posted by Ivon Veličkovski on Thursday, August 1, 2024