Abazi: Përmes Gërvallës kryeministri po synon ta shkatërroj presidenten

Abazi: Përmes Gërvallës kryeministri po synon ta shkatërroj presidenten

Ngacmimet dhe ironizimet publike të Ministres së Punëve të Jashtme (MPJ) Donika Gërvalla ndaj presidentes së shtetit Vjosa Osmani po konsiderohen si sulme të orkestruara të kryeministrit Kurti ndaj kësaj të fundit.

Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës Haki Abazi thotë për “Front Online” se kryeministri Kurti përmes ministres Gërvalla siç thotë ai po tenton ta shkatërroj presidenten e vendit.

Ai për këto veprime e ka kritikuar kryeministrin duke thënë se është një komunist.

Sipas Abazit, kreu i VV-së po vepron njëjtë me Osmanin ashtu siç ka vepruar dikur me të.

“Nuk ka të bëjë fare me Gërvallën e Osmanin, por me strategjinë e Kurtit për ta shkatërruar Vjosa Osmanin. Kurti është një komunist i cili do me shkatërrua opozitën e sidomos të djathtën në Kosovë, strategji e njëjtë siç ka ndodh në Shqipëri dhe po shihet rezultati i qasjes së tij ndaj Osmanit njëjtë sikur me mua kur i kemi fituar zgjedhjet e para kundër Osmanit, është fenomen i vazhdueshëm”, tha Abazi.

Ish-deputeti i VV-së ka pretenduar se Kurti duke përdorur Gërvallën dëshiron ta shkatërroj Listën Guxo.

Abazi thotë se do të dështoj kryeministri pasi sipas tij, qytetarët e kanë kuptuar ‘djallëzin’ e tij.

“Kurti po e përdor një njëri të dobët si Gërvallën pa kurriz e pa asnjë përvojë politike për ta shkatërruar Listën Guxo dhe tani ju ka drejtuar koalicionit të një pjese të PDK-së, pjesën e LPK-së ku po dëshiron me bërë parapërgatitje për koalicion ku mendoj që kjo do të dështoj se çdo ditë po e kuptojnë qytetarët djallëzinë e tij”, theksoi Abazi.

Shpërndaje në: