“Llafe llafe, mjeshtër i mashtrimeve”, Syla e quan “kanagjegj” përplasjen Osmani-Gërvalla
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Diasporës, Donika Gërvalla i kanë reaguar njëra tjetrës duke cituar tekste muzikore.
Këtë, gazetari Valon Syla e ka cilësuar si “kanagjegj në politik”.
Ai ka thënë në T7, se Vjosa Osamani është tip që “nuk e duron shefin”, por shtoi se edhe Albin Kurti është karakter i tillë.
“Më shumë i përngjan një adoleshence politike kanagjegj në politik, janë rrok inatet e këtyre dyave. Na kemi folur për këtë”.
“Vjosa Osmanit nuk i ka pëlqy, Fatmir Sejdiu, as Isa Mustafës, s’po i pëlqen kur u kqyrshin si kanagjegj me Gërvallën. Me Albinin kur i kqyrshin gjatë fushatës nuk e dije çfarë lloj koalicioni. Kjo është tip që nuk e duron shefin, pa ia hangër kryt shefit nuk e len. Po, edhe Albini nuk e len pa ia hangër kryt atyre që janë ngritur kundër tij”, ka thënë Syla.