“M’kanë gju me hekra n’kry”, Tiktokeri “Medi” konfirmon rrahjen nga Noizy, hedh akuza ndaj Stresit

“M’kanë gju me hekra n’kry”, Tiktokeri “Medi” konfirmon rrahjen nga Noizy, hedh akuza ndaj Stresit

Muhamet Iseni, tiktoker i njohur si Medi është deklaruar lidhur me rastin e rrahjes me Noizyn, mbrëmë në klubin e natës në Pejë.

Përmes një bisede në “Tik-Tok” me Cllevion ai ka treguar se si ka ardhur deri tek rrahja.

Ai ka përmendur emrin e reperit Stresi, duke e akuzuar atë për ngjarjen e cila ndodhi.

“Bravo i qoftë Arkimendit si ma boni këtë kastile, ulu, ulu mos rri n’kambe, e mbyllën derën, i përzunën krejt çunat prej “backstages”. Si i kanë mbyll dyrtë, nji minut është i lartë, janë fut para, mbrapa edhe direkt m’kanë gju me hekra n’kry”, dëgjohet duke i thënë ai, Cllevios.

Detaje për rastin ka dhënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ndërsa, bëri shtoi se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Pejës.

 “Rreth orës 3:37 stacioni policor në Pejë është njoftuar nga spitali rajonal i Pejës se kanë pranuar dy persona të lënduar të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ka kontaktuar me viktimat dhe të njëjtit kanë deklaruar se deri sa kanë qenë në një diskotekë, janë sulmuar nga persona të panjohur të cilët u kanë shkaktuar lëndime trupore dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, konfirmoi Gashi.

Zëdhënësi potencoi se dyshimet janë per 7-8 persona të përfshirë në rrahje.

“Rasti është në fazën e hetimeve dhe nuk mund të japim emra, kanë qenë 7-8 persona që janë përfshirë në rrahje dhe janë të dyshuar por ende është herët për të dhënë konstatime, policia po punon për me i identifiku të dyshuarit. Deri më tash nuk kemi asnjë të arrestuar”, shtoi Gashi.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejës, Shkodran Nikçi.

Eshte inicuar rast per kete ceshtje. Policia eshte ne fazen e grumbullimit te provave. Jemi ne pritje per te gjeturat e Policise. Prokurori i shtetit pasi ti marre te gjeturat e Policise do veproj komfor dispozitave ligjore”, ka thënë ai.

Ndërkohë, mësohet se nga kjo rrahje disa persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë duke u trajtuar në spitalin e Pejës.

Shpërndaje në: