Minatorët i reagojnë Qeverisë: Ne nuk duhet të japim llogari për menaxhimin dhe financat e ndërmarrjes
Sindikata e Minatorëve të Trepçës i ka reaguar komunikatës së Qeverisë së Kosovës, lidhur me situatën e fundit.
Minatorët kanë thënë se ata nuk janë përgjegjës për menaxhimin dhe financat e ndëmarrjes.
Minatorët kanë theksuar se përgjegjësia duhet të kërkohet në bord dhe menaxhment.
Reagimi i plotë:
Duke pas parasysh gjendjen ne te cilen ndodhemi minatoret gjithmone kane qene dhe jane te gatshem per llogaridhenie, por se pari nuk jemi ne minatoret ata te cilet duhet te japim llogari per menxhimin dhe financat e ndermarrjes.
Minatoret e kane deshmuar me pune dhe perkushtim obligimin qe e kane pasur, pra prodhimin sa me te larte edhe pse ne pa kushtet elementare per pune sic eshte siguria ne pune qe cdo here kemi qene te rrezikuar.
Ata te cilet duhet te japin llogari ne vije te pare eshte menxhmenti dhe bordi te cilet gjithmone I ka emruar Qeveria, pra aty eshte vendi ku duhet kerkuar pergjegjesia dhe llogaridhenia.
Si pergjigjien me te mire nese nuk e dini jua ka dhene Zyra Kombetare e Auditimit qe ne ndermarrjen Trepca SH.A ka pasur keqmenaxhim ne te gjitha pikat e auditimit.
Mjaft me eshte koha qe te reflektoni ju si qeveri sepse ne si minatore ju kemi paralajmruar shume kohe me pare, paknaqesine tone jemi munduar tua shfaqim edhe me ngujimin ne miniere e me greva , por si duket as kjo nuk paska mjaftuar.
Kuptojeni nuk jemi duke kerkuar diqka jo legjitime, po e kerkojme shpagimin e mundit tone, pra pagen qe buron nga Ligji I Punes.
Mos i denoni minatorët, kerkoni llogaridhnje nga ata qe keqmenaxhuan.