Ish-zëvendësja e Albulena Haxhiut bëhet ambasadore në Itali

Ish-zëvendësja e Albulena Haxhiut bëhet ambasadore në Itali

Ish-zv/ministrja e Drejtësisë, Nita Shala, është emëruar ambasadore në shtetin e Italisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Donika Gërvalla-Schwarz.

Gërvalla ka thënë se Shala është profesoreshë e së drejtës dhe avokate me eksperiencë të gjerë profesionale në institucione ndërkombëtare.

 

Shala është profesoreshë në Fakultetin Juridik.
Nita Shala muaj më parë kishte dhënë dorëheqje nga pozita e zv/ministres në Ministrinë e Drejtësisë. Arsyetimin e kishte për disa rregullore të Universitetit të Prishtinës.

“Po, kam kërkuar dorëheqjen dhe nuk shërbej më në cilësinë e zëvendësministres së Drejtësisë” pati thënë Shala.

Arsyeja e dorëheqjes, sipas Shalës, ishte vendimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, i cili ndalon emërimin, riemërimin dhe avancimin e stafit akademik që shërben në detyra publike.

“Dorëheqja vjen si pasojë e vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, i cili ndalon emërimin, riemërimin dhe avancimin e stafit akademik që shërbejnë në detyra publike. Marrë parasysh përgatitjen time dhe përkushtimin për të kontribuar në ngritjen e brezave të juristëve të rinj në Republikën tonë, vazhdimi i ushtrimit të funksionit të zëvendësministres më është pengesë në përmbushjen e qëllimeve akademike” kishte shtuar tutje Nita Shala.

Shpërndaje në: