Pasi u lanë pa paga, Bordi i injoron duke mos i takuar: Minatorët e Trepçës nisen të shkojnë tek ta

Pasi u lanë pa paga, Bordi i injoron duke mos i takuar: Minatorët e Trepçës nisen të shkojnë tek ta

Pasi minatorëve të minierës “Trepça” nuk iu është dhënë paga e muajit qershor si dhe shujtat ditore që nga fillimi i korrikut atyre iu ishte premtuar një takim me bordin e kësaj ndërmarrje sot në orën 09:00, mirëpo anëtarët e bordit nuk kanë shkuar në këtë takim.

Siç raporton Telegrafi, minatorët në shenjë revolte kanë vendosur që të ju shkojnë bordit në zyrat e tyre për të diskutuar për problemin që e kanë.

Ndërkaq, dy ditë më parë udhëheqja e ndërmarrjes Trepça Sh.A. u deklarua se janë duke punuar intensivisht për të tejkaluar vështirësitë financiare, në mënyrë që punëtorët të marrin pagat dhe minatorët t’i kthehen punës në minierën me flotacion Trepça-Stan Tërg.

Ndryshe, po bëhet gati një muaj që punëtorët e kombinatit metalurgjik Trepça në Mitrovicë e kanë ndërprerë punën. Pa pagën e muajit qershor dhe pa shujtat ditore që nga fillimi i korrikut, e nga  përfaqësuesit e minatorëve të Trepçës thonë se kombinati po përballet me keqmenaxhim dhe mungesë të investimeve.

Shpërndaje në: