Ish drejtori i RTK-së: Shkarkimin tim e ka kërkuar Dejona Mihali

Ish drejtori i RTK-së: Shkarkimin tim e ka kërkuar Dejona Mihali

Ish drejtori i RTK-së i Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj në një intervistë në Klan Kosova ka thënë se shkarkimin e tij e ka kërkuar Dejona Mihali nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Nuk kam pasë kontakt direkt, as nuk e njoh e as zërin nuk ia kam dëgju,  ajo që di se me te tjerët ka diskutu dhe ka kërku largimin e Shkumbinit, thjesht për me bë ndryshim tjetër dhe sot nuk e kam të qartë për çfarë ndryshimi”, ka thënë ai.

Ai teksa u pyet sërish se a e ka kërkuar Dejona Mihali shkarkimin e tij, Ahmetxhekaj tha “absolutisht që po”.

“Këtë ma kanë konfirmuar anëtarët e bordit që është në vullnetin e tyre që ta deklarojnë ta konfirmojnë apo jo”, u shpreh ai.

 

Shpërndaje në: