Irani ngrit flamujt e kuq mbi xhamitë – çfarë sinjale po dërgojnë iranianët

Irani ngrit flamujt e kuq mbi xhamitë – çfarë sinjale po dërgojnë iranianët

Irani ngriti flamurin e kuq të hakmarrjes mbi kupolën e xhamisë Jamkaran pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Flamuri i kuq simbolizon gjakun e dëshmorëve dhe bën thirrje për drejtësi dhe ndëshkim.

“Është detyra jonë të marrim hak”, tha më herët sot lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei.

 

Hera e fundit që u shfaq flamuri ishte në prag të sulmit me raketa dhe dron të Iranit ndaj Izraelit në muajin prill të këtij viti, shkruan Kashmir Observer.

Kujtojmë se udhëheqësi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh është vrarë gjatë ditës së sotme në Teheran.

Vrasja thuhet se ka ndodhur disa orë pasi mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri iranian, Masoud Pezeshkian. /Telegrafi/

Shpërndaje në: